Scaloni: Do të qëndroj deri në dhjetor, më pas me shumë gjasa do të largohem

20 Korrik 2026
8:10
Alfred Lleshi
back button

“Do të vazhdoj deri në dhjetor. Më pas do të bisedoj me presidentin Claudio Tapia. Ideja ime është të çlodhem dhe të bëj një pushim. Ky pozicion është i jashtëzakonshëm, një ëndërr. Shpresoj që njerëz të tjerë ta kenë mundësinë të jenë këtu. Çdo argjentinas do të donte të ishte në këtë pozicion. Ka qenë kënaqësi dhe nder, nuk do ta kisha ëndërruar kurrë diçka të tillë”.

Kështu u shpreh trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës, në ndeshjen e tij të 104-t në stolin e kombëtares.

“Deri në dhjetor, nëse presidenti e dëshiron, do të qëndroj këtu. Pas kësaj do të jetë e vështirë, sepse është e drejtë që gjërat të ndryshojnë, dhe unë e shoh këtë edhe si diçka pozitive. Ajo që duhet të mbetet është ky shpirt skuadre, kjo ndjenjë uniteti mes lojtarëve dhe tifozëve. Besoj se kjo nuk duhet të prishet kurrë dhe duhet të zgjasë përgjithmonë. Do të jem këtu deri në dhjetor, më pas me shumë gjasa do të largohem”.

Duke komentuar finalen, Scaloni shtoi: “U detyruam të bënim shumë zëvendësime. Jam krenar për lojtarët tanë. Messi është 39 vjeç. Është diçka e jashtëzakonshme. Për mua është e qartë se ai do të luajë për aq kohë sa të dëshirojë. Ai është lojtari më i mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit