Inter-i e kthen në “market” klubin e Serisë A, kërkon ti “rrëmbejë” 3 lojtarët kryesorë

9 Shkurt 2025
12:21
Telesport
back button

Nëse në merkaton e janarit nuk ishte aktiv, Inter po mendon të bëjë disa përforcime në verë, sidomos në repartet ku ka më shumë nevojë trajneri Simone Inzaghi.

Zikaltrit kanë aktualisht ekipin më të vjetër në moshë në Serie A, dhe në verë do punohet për ta ndryshuar këtë gjë, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport. Plani i klubit zikaltër është të transferojë lojtarë kryesisht të rinj në moshë, që të jenë garanci për të tashmen, por edhe të shërbejnë për një periudhë afatgjatë.

Inter po punon për të sjellë në verë 3 lojtarë të Bologna-s, të cilët po shkëlqejnë nën drejtimin e Vincenzo Italiano. I pari në listë është Santiago Castro, sulmuesi argjentinas që po shkëlqen këtë sezon me 8 gola dhe 7 asiste. 20-vjeçari shihet nga ziklatrit si pasardhësi ideal i Lautaro Martinez.

Po ashtu Inter interesohet dhe për dyshën mbrojtëse të Bologna-s, Sam Beukema dhe Jhon Lucumi. Qendërmbrojtësi holandez shihet si zëvendësuesi ideal i “veteranit” Francesco Acerbi. Po ashtu dhe qendërmbrojtësi tjetër, kolumbiani Jhon Lucumi, shihet nga drejtuesit e klubit zikaltër si një përforcim i mirë në mbrojtje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit