Arsenali është i përgatitur të bëjë një ofertë rekord për klubin për kapitenin e Interit, Lautaro Martinez këtë verë.
Të dëshpëruar për të gjetur një qendërsulmues golashënues, Topçinjtë kanë në listën e tyre të blerjeve argjentinasin.
BBC Sport thotë se Arsenali është i përgatitur të ofrojë 120 milionë euro – një rekord për klubin – për Lautaro Martinez.
Sidoqoftë, ylli i zikaltërve nuk është zgjedhja kryesore e Arsenalit, me Benjamin Sesko të Leipzig objektivin e tyre parësor.
Arsenali bëri një përpjekje për Sesko në janar, por klubi gjerman refuzoi të negocionte.







