Nuk ka ende një marrëveshje totale dhe rrjedhimisht asnjë status zyrtar, por Napoli i Antonio Contes duket se tashmë po merr formë.
Në veçanti, po negociohet me Torinon për mbrojtësin Alessandro Buongiorno, i identifikuar nga Conte si i përshtatshëm për mbrojtjen e napolitanëve, por jo vetëm kaq.
Drejtori sportiv Manna është në kontakt të ngushtë me përfaqësuesit e lojtarit që ka shumë admirues në Itali dhe Europë dhe që do të fluturojë në Gjermani gjatë verës për të marrë pjesë në Euro 2024.
Por përveç një mbrojtësi shumë të besueshëm, Napoli do të duhet gjithashtu të forcojë sulmin, edhe për shkak të largimit pothuajse të sigurt të Victor Osimhen.
Një nga objektivat e parë të sulmit mbetet Artem Dovbyk, qendërsulmuesi ukrainas 26-vjeçar i Girona-s dhe një zbulim në kampionatin spanjoll me 24 gola të shënuar.
Kushton 40 milionë euro, ose të paktën kjo është vlera e klauzolës së lirimit.
Sulmuesi ukrainas pëlqehet edhe nga Atletico Madridin, por prania e Antonio Contes mund të favorizojë Napoli-n.
Një tjetër gjigant që i pëlqen trajnerit italian është meksikani Santiago Gimenez i Feyenoord, i cili shënoi 23 gola sezonin e fundit në Eredivisie.
Por Napoli mund të peshkojë edhe në Itali: siç raportohet nga edicioni i sotëm i Corriere dello Sport, në fakt, ideja e fundit për sulmin përfaqësohet nga Lorenzo Lucca, i lindur në vitin 2000 dhe autor i 9 golave dhe 4 asisteve me Udinese-n.
Ai është në pronësi të Pisa-s, por do të blihet nga friulianët për 8 milionë euro. Në sfond është gjithmonë Mateo Retegui i Genoa-s.







