Champions, Marcelo parashikon rezultatin e saktë dhe golashënuesit e finales

30 Maj 2024
17:00
Denis Hakanaj
back button

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo pret që Los Blancos të marrin një fitore 3-0 në finalen e Champions League të shtunën (1 qershor).

Gjigantët spanjollë paraqiten në finalen e madhe si favoritë pasi arritën të fitojnë La Ligën me 10 pikë diferencë.

Për më tepër, kundërshtarët e tyre gjermanë, Borussia Dortmund, që e ka fituar vetëm një herë këtë kompeticion, në vitin 1997, këtë vit përfundoi në vendin e pestë në Bundesliga.

Real Madridi ka fituar 14 trofe të Champions League gjatë viteve, më shumë se çdo klub tjetër europian.

Duke pretenduar se Los Blancos duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre, braziliani tha për Madrid Xtra:

“Finalja e Champions-it? Dua një fitore të qetë 3-0. Gola nga Kroos, Modric dhe Vini”.

Nga tre golashënuesit e emëruar nga Marcelo, Vinicius Junior ka më shumë gjasa për të shënuar. Këtë sezon, braziliani ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 11 asiste.

Më pak mundësi kanë Toni Kroos dhe Luka Modric për të shënuar në finale.

Kroati e ka gjetur rrjetën vetëm dy herë në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Nga ana tjetër, mesfushori gjerman ka shënuar vetëm një herë në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në gjysmëfinale, Real Madrid arriti të mposhtë Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Ndërkohë, Borussia Dortmund eliminoi Paris Saint-Germain, duke mposhtur skuadrën franceze me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit