Asnjë lojtar nga Real Madrid në finalen e sotme: për FIFA-n, Cucurella është lojtar i Chelsea-s

19 Korrik 2026
18:20
Telesport
back button

Pavarësisht se Real Madrid ka zyrtarizuar prej javësh transferimin e Marc Cucurella nga Chelsea për 55 milionë euro, për FIFA-n, mbrojtësi i majtë është ende lojtar i londinezëve.

Në të gjitha raportet zyrtare të FIFA-s ku përmendet Marc Cucurella dhe klubi i tij, është gjithmonë Chelsea, ku ai luajti sezonin e kaluar dhe fitoi vendin e tij në listën për në Botëror.

Për më tepër, ai luante për klubin londinez në kohën e regjistrimit të tij në Kupën e Botës.

Kështu, pavarësisht zyrtarizimit të nënshkrimit të tij me Real Madridin më 15 qershor, katër ditë pas fillimit të Kupës së Botës, dhe mbështetjes së treguar në mediat sociale nga klubi madrilen para ndeshjeve, Cucurella është ende i listuar nga FIFA si lojtar i Chelsea-s.

Real Madrid nuk ka asnjë lojtar tjetër të pranishëm në finalen, që fillon pas pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit