“E dua te Bayern”, Hoeness shpreh dëshirën për 140 milionëshin

24 Shkurt 2025
15:27
Telesport
back button

Legjenda e Bayern Munich, Uli Hoeness, pranon se dëshiron të shohë Florian Wirtz të nënshkruar këtë verë.

Sulmuesi gjerman ndihmoi Bayer Leverkusen për titullin e Bundesliga-s sezonin e kaluar dhe ka klubet më të mëdha të Europës që kërkojnë nënshkrimin e tij.

Wirtz vlerësohet shumë brenda Barcelona-s dhe Real Madrid-it, ndërsa drejtuesit e Manchester City e shohin të riun si një pasues ideal për veteranin Kevin de Bruyne.

Megjithatë, Hoeness ka shpresë se Bayern mund ta bindë Wirtz-in të qëndrojë në Gjermani nëse zgjedh të largohet nga Bayer këtë verë.

Presidenti i nderit i Bayernit tha për Kicker: “E kam thënë këtë shumë herë më parë: ‘Do të doja Florian Wirtz. Por kjo është vetëm një dëshirë, sepse ju po më pyesni mua”.

Marrëveshja e Wirtz me Bayer zgjat deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në merkato është 140 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit