Oklahoma humbet në shtesë por ruan kreun në Perëndim, fitojnë Detroit e Denver

25 Shkurt 2025
9:00
Telesport
back button

Oklahoma ndalet në kohë në shtesë në përballjen ndaj Minnesota, ku u mund 131-128, ndeshje ku u dallua Jaden McDaniel me 27 pikë. Gjithsesi, skuadra e Thunder ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Jashtë fushe fiton Denver, që mundi 125-116 Indiana. Gordon me 25 pikë udhëhoqi skuadrën e Nuggets, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Fitore të lehtë korri Chicago, që falë 48 pikëve të dyshes Giddey-Huerter mundi 142-110 Philadelphia.

Ekipi i Detroit mundi 106-987 Clippers në një përballje të ekuilibruar. Cunningham me 32 pikë ishte lider për vendasit. Zhgënjen Miami, që u mund 98-86 nga Atlanta. Vendimtar stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 49 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Clippers, 106-97

Indiana – Denver, 116-125

Philadelphia – Chicago, 110-142

Washington – Brooklyn, 107-99

Atlanta – Miami, 98-86

Oklahoma – Minnesota, 128-131

Utah Jazz – Portland, 112-114

Sacramento – Charlotte, 130-88

Lajme të tjera

Lajmet e fundit