Flamurtari “leksion” Partizanit dhe mbron kreun e renditjes, Tirana fiton derbin me Studentin

1 Mars 2025
21:07
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 17-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari vijon ende të kryesojë pas fitores 80-54 ndaj Partizanit rival. Një ndeshje që pritej me interes, por që u komandua nga vlonjatet.

Partizani ishte shumë larg asaj që pritej dhe kjo u duk që në periodën e parë, mbyllur 24-14 për Flamurtarin, diferencë që u thellua edhe më tej. Ramos me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë për vlonjatet.

Pa problem fiton Teuta, që në fushën e saj mundi thellë 104-66 Elbasanin e vendit të fundit. Një sukses që konsolidon durrsaket në vendin e katërt. Bryant me 32 pikë e Jones me 28 pikë bënë diferencën në parket për Teutën.

Nuk zhgënjen Tirana, që mundi 70-58 Studentin në derbin e kryeqytetit, sfidë e vulosur që në 10-minutëshin e parë (28-8). Lara me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për bardheblutë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 17-të

Flkamurtari – Partizani, 80-54

Tirana – Studenti, 70-58

Teuta – Elbasani, 104-66

Vllaznia (pushim)

Renditja: Flamurtari 29 pikë, Tirana 27 pikë, Partizani 25 pikë, Teuta 21 pikë, Vllaznia 19 pikë, Studenti 17 pikë, Elkbasani 15 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit