Lakers triumfojnë në derbin me Clippers dhe ngjiten në renditje, fitojnë Oklahoma e Cleveland

3 Mars 2025
8:27
Telesport
back button

Fitorja e gjashtë radhazi për Lakers, që mundi 108-102 Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Doncic me 29 pikë ikshte shënuesi më i mirë për Lakers, ndërkohë që 36 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Leonard.

Cleveland vijon të kryesojë sin ë Lindje ashtu dhe renditjen e përgjithshme të NBA-së, duke fituar sot 133-129 ndaj Portland. Gjashtë lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Hunter me 32 pikë. Zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund 1165-112 nga New York, ku protagonist ishte Jalen Brunson me 32 pikë.

Skuadra kampione e Boston fitoi 110-103 ndaj Denver në një përballje rivalësh. Brown me 22 pikë e Hoprford me 19 u dalluan për Celtics. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi 146-132 San Antonio pas një ndeshje spektakolare. Jalen Williams e mbylli me 41 pikë, mbështetuir nga Shai me 31 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Denver, 110-103

Cleveland – Portland, 133-129

Indiana – Charlotte, 127-112

Miami – New York, 112-116

Orlando – Toronto, 102-104

San Antonio – Oklahoma, 132-146

Utah Jazz – New Orleans, 121-128

Lakers – Clippers, 108-102

Phoenix – Minnesota, 98-116

Lajme të tjera

Lajmet e fundit