Alphonso Davies: I lumtur që rinovova me Bayern, e shoh veten këtu për një kohë të gjatë

7 Mars 2025
8:51
Telesport
back button

Pas një telenovele të gjatë, që zgjati disa muaj, mbrojtësi Alphonso Davies arriti një marrëveshje për të rinovuar kontratën me Bayern Munich. Anësori kanadez ishte kërkuar nga shumë klube të tjera të mëdha si Manchester United dhe Real Madrid.

Duke rrëfyer për vendimin që mori për të qëndruar në gjermani, Davies u shpreh: “Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time me Bayern. Jam i lumtur këtu, pasi kemi fituar shumë së bashku”.

Kjo situatë na mori shumë kohë, por më në fund gjetëm një zgjidhje. E shoh veten në Mynih për 5 vitet e ardhshme ose edhe më gjatë”, deklaroi Alphonso Davies, që luan prej 7 sezonesh me bavarezët (13 gola në 224 ndeshje zyrtare).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit