Chelsea i katërti, reagon Maresca: Fituam 1-0 siç kam kërkuar por vazhdojmë të shpërdorojmë

10 Mars 2025
8:42
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, u shpreh i kënaqur që skuadra e tij u rikthye te suksesi në Premier League. Skuadra londineze mposhti me vështirësi 1-0 Leicester, ndërkohë që humbi edhe një penallti me Cole Palmer.

Suksesi riktheu Chelsea në vendin e katërt. “Ne u detyruam të ndryshonim diçka para ndeshjes dhe kjo është arsyeja pse ne jemi kaq të lumtur sepse u përshtatëm mirë”, u shpreh Maresca.

Nuk ishte e lehtë edhe pse krijuam mjaftueshëm raste për të fituar 1-0. Jam vërtet shumë i lumtur. Lojtarët kanë qenë shumë të mirë këtë sezon me mënyrën se si po përshtaten. Jam i lumtur për lojtarët e mi”, shtoi trajneri italian.

Maresca në fund shpjegoi situatën e Cole Palmer, i cili humbi penalltinë në pjesën e parë: “Është shumë e lehtë të shpjegohet ajo që ndodhi. Cole nuk u stërvit një ditë para ndeshjes sepse nuk ndihej mirë”.

Ditën e ndeshjes ai pyeti nëse mund të ishte në fushë për të ndihmuar këtë klub të luajë në Champions League dhe luajti si titular. Ne kemi nevojë për të edhe kur humbet një penallti”, tha Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit