Pas pesë ndeshjesh, Napoli iu rikthye fitoreve në Serie A, duke mundur 2-1 Fiorentinën dhe mbetet një pikë pas Inter. “Pashë një skuadër që e meritonte fitoren. Mund të kishim optimizuar pak më shumë gjithçka që u krijua dhe të mos vuanim në fund, por të mos harrojmë si vinim nga një moment jo i mirë”, tha trajneri Antonio Conte.
“Djemtë po luanë mirë, por për sa i përket golave duhet të jemi më agresivë. Ndaj Fiorentina mund të kishim shënuar edhe shumë gola, ndaj duhet të përpiqemi të përmirësohemi edhe më shumë. Gjatë ndërtimit të ekipeve, ato bëhen sipas parimeve të caktuara pa lënë asgjë mënjanë”, shtoi trajneri i Napoli.
Rikthehet protagonist sulmuesi Romelu Lukaku, me një gol dhe një asist: “Ai po rritet. Ne kemi parë ndoshta Lukakun më të mirë që kur ka qenë në Napoli. Ai ka nevojë për besim dhe ne ia japim. Nëse ai është dominues ne kemi një avantazh. Ai është në formë të mirë dhe ne kemi nevojë për të si gjithë të tjerët”.
“Nga sot janë 10 finale ku duhet të japim gjithçka. Do të më duhet të bëj zgjedhje pa parë askënd në fytyrë. Askush nuk mund të mendojë të ketë një vend titullari, është një finale ku luajnë ata që janë më të mirë dhe ata që duhet të rikuperohen duhet të tregojnë se janë mirë”, tha Conte.
Në duelin me Inter, ai tha: “Para nesh është një skuadër që ka gjithçka. Duhet të shikojmë veten edhe sepse kemi disa objektiva për të arritur para nesh. Duhet të kemi ambicie duke e ditur se do të jetë e vështirë sepse tifozët e Napolit e meritojnë. E ndjeva që në ditën e parë, që në fillim ishte utopi”.







