Panik gjatë finales së 3000 metrave në Europian, atletja bie pa ndjenja në tokë (video)

10 Mars 2025
11:51
Telesport
back button

Momente paniku gjatë finales së 3000 metrave për femra, në Kampionatin Evropian të Atletikës në salla të mbyllura, turne që u zhvillua në Apeldoorn të Holandës.

Atletja vendase Maureen Koster, u rrëzua në tokë gjatë garës, goditi kokën në pistë dhe qëndroi pa ndjenja. Menjëherë ndërhynë mjekët e ndihmës së shpejtë që ndodheshin aty pranë, ndërkohë që gara vazhdonte.

Atletet në garë nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur pas tyre, ndërkohë që Koster pasi u spostua ng pista, u largua nga stadiumi me barelë. “Atletja tashmë është e ndërgjegjshme dhe e kaloi momentin e rrezikut”, tha Federata Holandeze e Atletikës.

Pasi u përmend, atletja u dërgua në spital për kontrolle mjekësore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit