Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, e ka cilësuar Paul Gascoigne si futbollistin më të mirë anglez të të gjitha kohërave.
Anglia ka prodhuar shumë yje gjatë viteve, vetë Rooney është një nga më të mirët që ka veshur fanellën e Tre Luanëve.
Bobby Charlton, Bobby Moore, Roger Hunt, Gordon Banks ishin ndër lojtarët që fituan Kupën e Botës të vetme të Anglisë në 1966-ën.
Ndërkohë, katër lojtarë anglezë – Stanley Matthews, Bobby Charlton, Kevin Keegan dhe Michael Owen – kanë fituar Topin e Artë në të kaluarën.
Për momentin, Anglia ka disa lojtarë të klasit botëror si Bukayo Saka, Jude Bellingham, Trent Alexander-Arnold dhe Harry Kane.
Vetë Rooney luajti me ikona si Steven Gerrard, Frank Lampard, Paul Scholes dhe David Beckham ndër të tjerë.
Megjithatë, kur u pyet nga Ben Black në TikTok se kë vlerësonte si futbollistin më të mirë të Anglisë të të gjitha kohërave, legjenda e Manchester United zgjodhi një emër surprizë.
“Kush është lojtari më i mirë anglez i të gjitha kohërave? Mund të thuash veten”, i tha Black Rooney-t.
“Jo, do të them Gazza, mendoj se ai ishte i jashtëzakonshëm”, ka qenë përgjigjja e Rooney-t.
Gascoigne ishte një mesfushor sulmues i talentuar teknikisht i cili luajti për Newcastle, Tottenham, Lazio dhe Rangers.
Ai luajti 57 ndeshje me Anglinë mes viteve 1988 dhe 1998 dhe shënoi 10 gola duke dhënë nëntë asiste.







