“Jemi ende të parët në kampionat, por duhet të marrim pikët tona për të fituar titullin”

17 Mars 2025
8:46
Telesport
back button

Fundjava e kaluar ishte zhgënjyese për Bayern Munich, që barazoi ndaj Union Berlin, duke i dhënë mundësi Bayer Leverkusen të ngushtojë në 6 pikë diferencën. Lufta për titull është hapur sërish edhe pse për mbrojtësin e bavarezëve, Josip Stanisic, avantazhi është i madh.

Sigurisht që nuk jemi të kënaqur vetëm me një pikë, por kemi krijuar një avantazh dhe nuk duhet ta harrojmë këtë. Leverkusen është ende pas nesh. Nëse marrim pak nga fati që na mungon aktualisht në Bundesligë, atëherë mund të fitojmë përsëri. Na ka munguar kjo në dy ndeshjet e fundit”, tha Stanisic.

Gjithsesi, ne nuk po mendojmë shumë për Leverkusen, jemi ende në vendin e parë. Kështu që, ne vetëm duhet të analizojmë ndeshjen kundër Union, ta lëmë pas vetes dhe më pas të fitojmë ndeshjet e ardhshme”, shtoi mbrojtësi i Bayern Munich.

Ne patjetër duhet të marrim pikët tona. Kjo ishte detyra jonë, por dështuam dhe na vjen keq. Kudo dëgjojmë se kampionati tashmë është vendosur. Por ne ende duhet të marrim pikët për ta vendosur këtë”, tha Stanisic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit