Real Madrid ka fituar Champions League për herën e 15-të në historinë e klubit pasi ka mundur 2-0 Borussia Dortmund-in në finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në Ëembley.
Një nga protagonistët e ndeshjes ka qenë Jude Bellingham, i cili dha asistin për golin e dytë të Vinicius Junior, që vulosi fitoren e madrilenëve.
I intervisutar në fushë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, anglezi ka thënë:
“Isha mirë deri në momentin që pashë fytyrat e babait dhe të nënës. Aty e kuptova sa special është ky moment.
“Të shikoj vëllanë tim të vogël aty, për të cilin dua të jem një shembull.
“Nuk e shpreh dot me fjalë. Është nata më e bukur e jetës sime”.