Ribery paralajmëron Inter dhe rivalët: Bayern mund të triumfojë në Gjermani dhe Champions

19 Mars 2025
9:51
Telesport
back button

Franck Ribery beson te Bayern Munich. Ish-ylli francez, që dikur ka luajtur dhe fituar gjithçka me skuadrën gjermane, ka folur për ambiciet europiane të bavarezëve, në një intervistë për ish-klubin e tij.

Bayern ka dy synime të mëdha: Të fitojë Bundesligën dhe Champions League. Shpresoj mbi të gjitha që ata të mund të luajnë finalen në shtëpi“, tha Ribery, i cili synon një karrierë si trajner pas tërheqjes nga futbolli.

Gjermanët, të udhëhequr nga Vincent Kompany, megjithatë do të duhet të kapërcejnë pengesa të vështira në rrugën e tyre evropiane, duke filluar me Inter në çerekfinale.

Ish-ylli i Bayern shpreson të shohë ish-klubin e tij të ngrejë trofeun para tifozëve. “Është një moment i mirë për Bayern Munich, ata bënë shumë mirë kundër Bayer Leverkusen dhe kanë një epërsi të mirë në kampionat. Shpresoj që ata të mund të fitojnë Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve”, tha Ribery.

Nga sa kam parë deri më tani ata janë në rrugën e duhur. Por nuk do të jetë një sfidë e lehtë kundër Inter, ata janë një ekip vërtet i fortë. Ata kanë bërë mirë për disa vite tani dhe kanë lojtarë të mirë, do të jetë një sfidë mes dy skuadrave të mëdha”, tha francezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit