Chelsea po përgatitet për ndryshime të shumta në verë, ku priten të largohen shumë lojtarë. “Mirror” raporton se janë të paktën 10 futbollistë që do të largohen përfundimisht nga “Blutë” gjatë merkatos së verës.
Me paratë e fituara nga shitja e tyre, “Blutë” synojnë të bëjnë një merkato cilësore dhe të sigurojnë përforcimet e nevojshme që kërkohen nga trajneri Enzo Maresca.
Në listën e lojtarëve që do të largohen në verë bie në sy edhe emri i Armando Brojës. Lista vijon me këto emra Raheem Sterling, Ben Chilwell, Joao Felix, Christopher Nkunku, Axel Disasi, Kepa Arrizabalaga, Carney Chukwuemeka, Renato Veiga dhe David Datro Fofana.
Të gjtihë këta lojtarë nuk janë në planet e Maresca-s, ndaj do të kërkohet largimi i tyre përfundimtar në verë, për t’i hapur vend përforcimeve të reja.







