Pavarësisht fundit dramatik të ndeshjes së kthimit me barazim 3-3, dy ndeshjet e Gjermanisë me Italinë në Natios League dhanë një mesazh pozitiv për “pancerat”.
Lajmi i mirë është Joshua Kimmich. Një lider i vërtetë në fushë, totalisht i rilindur dhe me shifra ekzaltuese. Gjermani dha 4 asiste dhe shënoi një gol në dy ndeshje.
Edhe pse duke luajtur si mbrojtës krahu, Kimmich dhuroi spektakël në fushë dhe ka statistikat e një trekuartisti apo sulmuesi anësor.
Sezonin e kaluar te Bayern ai ishte hija e vetes. Me largimin e Hansi Flick, u duk sikur Kimmich po “plakej” para kohe, aq sa klubi bavarez hezitonte të rinovonte me të.
Në fund Kimmich ia doli. Ai rifitoi besimin e duhur, u rrit profesionalisht dhe rinovoi kontratën. Paga e tij nuk ka ndryshuar. 20 mln euro bruto në vit janë vlerësimi i duhur për rilindjen e tij të dukshme.







