Ish-yjet e futbollit njëzëri, pas finales së Champions-it: Vinicius meriton “Topin e Artë”

3 Qershor 2024
6:00
Alfred Lleshi
back button

Thierry Henry, ish-lojtari legjendar francez, iu dorëzua Vinicius pas finales së Ligës së Kampionëve. Ai beson se sulmuesi brazilian e meriton “Topin e Artë”, që do të jepet në vjeshtë nga “France Football”: “Vinicius Junior është futbollisti më i mirë në botë për momentin”.

Steve McManaman e mbështet kandidaturën e brazilianit në “TNT Sports”: “Ai duhet të jetë favoriti i madh i ‘Topit të Artë’ të këtij viti. Shënoi gol në finale, ishte i shkëlqyer edhe në dy gjysmëfinalet kundër Bayern Munich. Ai ishte katalizator, shënoi sërish sonte. Duhet të jetë favorit para Kylian Mbappé dhe Harry Kane. Ata patën sezone të mrekullueshme, por personalisht, Vinicius tani është favorit i madh”.

Edhe Jaime Carragher, ish-lojtar i Liverpool-it, “bekoi” fuqinë e sulmuesit të Real Madridit: “Disa muaj më parë e kritikova duke i thënë: Numrat e tu? Luan në një ligë jo kryesore. Po tani? Unë mendoj se Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit