“Manchester United nuk është më ai i dy muajve më parë, pushimi i gjatë na ndihmoi”

1 Prill 2025
9:36
Telesport
back button

Premier League rikthehet këtë mesjavë dhe për Manchester United është një mundësi e mirë për të lënë pas krizën në përballjen ndaj Nottingham Forest. Skuadra e tij nuk luajti në FA Cup këtë fundjavë pasi është eliminuar dhe kjo e ka ndihmuar skuadrën të punojë më shumë.

Të kesh më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen na ndihmoi. Mund të them se ishte një periudhë e gjatë për të punuar, por përballë kemi një ekip që po luan mirë. Ata fituan edhe në FA Cup, por shpresoj që pushimi të na ndihmojë për të rikuperuar fizikisht lojtarët”, tha trajneri Ruben Amorim.

Më tej, trajneri i “Djajve të Kuq”, detyrë që e mori në mesin e sezonit, analizoi objektivat e ekipit: “Unë jam vërtet i sigurt se mund të bëjmë më mirë për të kapur Europën. Ndjej se lojtarët janë më të sigurtë, energjia është e ndryshme. Por, e di gjithashtu se kjo mund të ndryshojë vetëm përmes rezultateve”.

Ne jemi të përqendruar në ruajtjen e energjisë, por ne mund të përmirësojmë shumë gjëra. Jemi në një moment tjetër nga disa muaj më parë, më të sigurt dhe jemi gati për dy muajt e fundit të sezonit. Nuk e di se ku do të përfundojmë, por ne po shikojmë lart dhe duam të fitojmë ndeshje”, tha Amorim.

United, aktualisht në vendin e 13-të në Premier, luan edhe në Europa League. “E di që kemi të paktën tre ndeshje në Premier League që janë vërtet të vështira, por skuadra është gati t’i përballojë ato bashke me Europa League. Ky turne është gjithashtu një objektiv i rëndësishëm për ne në këtë fazë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit