Supergol i kapitenit, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë në “Olimpico” ndaj Romës (video)

6 Prill 2025
21:40
Telesport
back button

Roma dhe Juventus po përballen mes tyre në “Olimpico”, në kuadër të javës së 31-të të Serie A. Të dyja ekipet duan fitoren pasi garojnë për një vend për në Champions League dhe synimi i madh për të dyja është vendi i katërt.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh, falë golit shumë të bukur të kapitenit të tyre, Mnuel Locatelli. SHIKOGOLIN

Me një goditje të bukur nga jashtë zonës, mesfushori i Juventusit dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, pritet reagimi i verdhekuqve, të cilët vijnë nga një seri fitoresh rresht në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit