Mediat italiane “zhbirilojnë” kuqezinjtë, para “Euro 2024”: Yjet e tyre kryesorë, produkt i Serie A dhe B

5 Qershor 2024
8:40
Alfred Lleshi
back button

Më 15 qershor 2024, Italia dhe Shqipëria nisin rrugëtimin e tyre në finalet e “Euro 2024”, me përplasjen direkte për llogari të grupit B. Në Dortmund, në fakt, skuadra e Spallettit dhe e Sylvinhos do të bëjnë debutimin e tyre në këtë koompeticion.

Për herë të dytë në historinë e saj, Shqipëria luan në Kampionatin Evropian, pasi ka siguruar vendin e parë në grupin E kualifikues përpara Republikës Çeke (e cila gjithashtu u kualifikua).

Për ta bërë këtë, skuadra kuqezi u mbështet në disa lojtarë aktivë në Itali, si dhe në disa elementë që tifozët e Serie A i njohin mirë nga e kaluara e afërt.

LOJTARËT E THIRRUR, “MADE IN SERIA A”

9 lojtarë nga 27 të thirrurit nag Sylvinho  luajnë në Serie A ose B. Vitet e fundit, elementët më të mirë të Shqipërisë, ose në çdo rast shumica, kanë pasur mundësinë të konkurrojnë në kampionatin italian, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.

Në veçanti, kombëtarja kuqezi mund të mbështetet te këto “italianë”:

Etrit Berisha (Empoli)

Kastrati (Cittadella)

Hysaj (Lazio)

Djimsiti (Atalanta)

Ismaijli (Empoli)

Kumbulla (Sassuolo-Roma)

Asllani (Inter)

Bajrami (Sassuolo)

Ramadani (Lecce)

SHQIPËRIA, ME ISH-LOJTARË TË SERIA A

Jo vetëm lojtarët aktualë të SeriE A dhe B, por edhe disa që kanë qenë pjesë e dy kampionateve italiane në të kaluarën.

Sylvinho zgjodhi Strakoshën, i njohur për të kaluarën e tij me fanellën e Lazios, Ajetin (nga viti 2015 deri më 2023 mes Serie A dhe Serie B me fanellat e Frosinone dhe Torino, ndër të tjera) dhe Rey Manaj, i cili ishte pjesë e Interit, Pescara, Spezia dhe Piza.

YJET E TJERË

Shqipëria u “tërhoq zvarrë” drejt Kampionatit Evropian nga Jasir Asani, themelor me 3 gola të mrekullueshëm në fushatën eliminatore. I zgjedhur nga Sylvinho, pavarësisht transferimit në Korenë e Jugut, ai më shumë se cilido tjetër e shpagoi besimin e trajnerit. Në mbrojtje, krahët përbëhen nga Mitaj dhe Balliu, ndërsa në mesfushën-sulmuese Sylvinho mbështetet te shpikshmëria e Brojës. Edhe Daku i shfrytëzon shanset e tij si sulmues.

Marrë nga “goal.com”, versioni italisht

Lajme të tjera

Lajmet e fundit