“Tudor ia ka rikthyer zemrën Juventusit, gjithmonë e ka bërë ndryshimin me shpejtësi”

10 Prill 2025
9:50
Alfred Lleshi
back button

Gianluca Zambrotta e ka thënë disa herë, nuk do ta kishte larguar Thiago Motta-n si trajner të Juventusit. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi bardhezi shpjegoi se nuk ishte i befasuar nga ndikimi i Tudor te “Zonja e Vjetër”:

“I ka rikthyer zemrën Juventusit dhe kjo mund të çojë në kualifikimin për Champions League. Igor ishte një nga ata lojtarë që dikur vështirë ta imagjinoje në pankinë. Ai ka aftësinë të transmetojë entuziazëm në ekipet që drejton, gjithmonë e ka bërë ndryshimin me shpejtësi”.

A mjafton rikthimi i shpirtit të Juventusit për t’u kualifikuar në Champions League?
Shpresoj dhe mendoj se po. Beteja për vendin e tretë dhe të katërt është e fortë. Sidoqoftë, nëse Juventusi e mposht Lecce-n të shtunën, atëherë gjithçka do të varet nga bardhezinjtë, pasi Atalanta dhe Bologna do të përballen mes tyre këtë fundjavë. Jam optimist për bardhezinjtë. Edhe sepse Bologna, ndonëse është në formë të shkëlqyer, ka një kalendar më të komplikuar në letër. Ndikimi i Tudor mund të arrijë deri në fund.

Nëse do të ishit te Juventusi, a do të kishit besuar në rikthimin e Contes si trajner?
Antonio është një trajner i nivelit të lartë, por duhet kuptuar gjithashtu nëse dhe si mund të largohet nga Napoli. Nëse Igor arrin të kualifikohet në Champions dhe të bëjë paraqitje të mirë në Botërorin e Klubeve, atëherë do ta meritonte mundësinë për ta drejtuar Juventusin edhe sezonin e ardhshëm, që nga fillimi. Pa harruar aspektet ekonomike, sigurisht, Tudor do të kishte kosto më të ulëta krahasuar me trajnerë të tjerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit