“Ndihem më i forti i Europës”, Calhanoglu: Italia? Test i bukur

4 Qershor 2024
15:58
Denis Hakanaj
back button

Italia e Spallettit do të do të përballet mbrëmjen e sotme me Turqinë e Montella-s në një miqësore në stadiumin Dall’Ara të Bolonjës.

Mes kundërshtarëve të “Azzurrit” do të jetë edhe një ekspert i madh i futbollit italian si Hakan Calhanoglu i cili foli për Rai Sport për për ndeshjen e jo vetëm.

– Mendoni se do të keni një kampionat europian të mrekullueshëm?

“Shpresoj kështu dhe jam i lumtur që do të vazhdoj të luaj, sepse ne po punojmë shumë mirë dhe shpresoj se mund të bëjmë një gjë të madhe për vendin tonë. Ne gjithashtu kemi nevojë për forcën e tifozëve tanë”.

– A ndiheni si mesfushori më i fortë në Europë, siç ju përcaktoi Vincenzo Montella?

“Siç e kam thënë shumë herë, ndihem kështu. E di mirë që ka shumë kampionë, megjithatë jam duke u përmirësuar dhe duke u rritur”.

– Çfarë kampionati europian mund të bëjë Italia?

“Është një skuadër e fortë dhe fitoi edicionin e kaluar. Janë 5-6 nga shokët e mi që luajnë atje, siç tha me të drejtë Spalletti, është një avantazh sepse ata luajnë gjithmonë bashkë. Por ka lojtarë të tjerë të fortë, do të jetë një test i mirë për ne”.

Me 13 gola dhe 3 asiste, mesfushori turk mposhti konkurrencën e Teun Koopmeiners të Atalantas dhe Christian Pulisic të Milanit në luftën për çmimin e mesfushorit më të mirë në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit