Lojtarët e Chelseat ka të ngjarë të gjejnë surpriza në kthimin e tyre në kampin stërvitor me Blutë pasi disa nga ushqimet dhe pijet e tyre të preferuara mund të hiqen nga menyja.
Me Enzo Maresca si trajner i ri do të jetë edhe trajneri i atletikës Marcos Alvarez, i cili ka fituar reputacionin e një dietologu të rreptë te Sevilla, Tottenham, Parma dhe Leicester.
Siç shkruan Telegraph në Angli, në fakt, Alvarez është gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj ushqyerjes dhe dietës së futbollistëve.
Ai punoi me trajnerin Juande Ramos dhe tashmë i ndaloi salcat, lëngjet e frutave, ëmbëlsirat, kripën dhe piperin, ndërsa vezët e skuqura u hoqën nga menyja e mëngjesit te Leicester gjatë sezonit të tij të vetëm në klubin anglez me Maresca-n trajner.
Një ndryshim i qartë nga pikëpamja e dietës dhe krejtësisht i ndryshëm nga ai i miratuar nga Pochettino, i cili u kufizua në këshillimin kundër ushqimeve të yndyrshme si patatinat dhe pica.
Mirëpo, Alvarez ishte i famshëm në të kaluarën për humbjen e 100 kilogramëve të skuadrës së Tottenhamit dhe thuhet se është i fiksuar pas përqindjes së yndyrës të lojtarëve, çka do të thotë se skuadra e Chelseat mund të presë disa momente kur lojtarët do të peshohen.
Pavarësisht metodave të tij rigoroze, Alvarez është konsideruar gjithmonë një profesionist i madh në botën e futbollit dhe konkretisht nga stafi i Tottenham dhe disa lojtarë të cilët kanë folur për avantazhet që sjell metodat e tij.
Ish-lojtarët e Spurs Jamie O’Hara dhe Darren Bent folën për talkSPORT për dietën e rreptë të Alvarez me Juande Ramos si trajner:
“Kur mbërriti, ndaloi ketchup-in dhe çdo salcë. Ne hëngrëm makarona të thjeshta dhe pulë gjatë gjithë kohës që ai ishte atje dhe për më tepër, pa kripë dhe piper për darkë.
“Por kjo bëri diferencën sepse rriti statistikat dhe ne vrapuam më shumë, por në fund disa lojtarë nuk duronin dot më”.
Me pak fjalë, një përvojë optimale nga pikëpamja e rezultateve fizike të marra, por e ashpër për shkak të dietës së ndjekur: “Sinqerisht, ishte e vështirë”.