Kanë përfunduar 3 ndeshjet e orës 16:00 në Premier League. Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery bëri detyrën duke fituar në transfertë 0-3 ndaj Southampton, ekip që do të luajë në Championship sezonin e ri.
Golat për miqtë u shënuan nga Watkins, Malen dheJohn McGinn në minutat 73′ dhe 79′ dhe 94′. Vlen për t’u përmendur fakti që Marcos Asensio humbi dy penallti. Pas kësaj fitoreje, Aston Villa renditet momentalisht në vendin e pestë me 54 pikë, vend që të kualifikon për në Champions League. Tashmë është e konfirmuar që Premier League do të dërgojë 5 ekipe në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Brighton barazoi 2-2 ndaj Leicester. “Dhelprat” do luajnë në Championship sezonin e ri, ndërsa Brighton është dorëzuar për një vend për në Kupat e Europës, duke u renditur në vendin e 9-të.
Nottingham Forest u mund 0-1 në shtëpi nga Everton. Golin e fitores e shënoi në minutat e fundit shtesë Abdoulaye Doucoure. Një haps fals për ekipin e drejtuar nga Nuno Espirto Santo, edhe pse renditet i treti me 57 pikë, do i duhet shumë punë për të siguruar një biletë për në Champions për sezonin e ardhshëm, duke ditur që lë pas ekipe si Man.City, Chelsea apo dhe Newcastle me Aston Villa-n. Vlen për t’u përmendur që Armando Broja e nisi titullar takimin e sotëm dhe luajti për 65 minuta.







