Furlani “pendohet” për Igli Taren, a po vjen surpriza e madhe me një firmë në Milano?

15 Prill 2025
17:44
Telesport
back button

Giorgio Furlani ka ndryshuar mendje për Igli Taren. Fillimisht ai nuk donte që shqiptari të merrte detyrën e drejtorit sportiv të Milanit, por gjërat kanë ndryshuar.

Furlani ka zhvilluar një takim njohës me Taren, për të kuptuar nëse idetë e tyre përputhen. Gjërat duket se kanë shkuar mirë.

Tare ka treguar se di të jetë një menaxher i mirë i situatave sportive dhe di të nuhasë lojtarët e duhur për t’i transferuar në merkato.

Emri i Tares u përmend edhe në vitin 2019, duke qenë se përvoja e Tares te Lazio ka qenë shumë pozitive dhe thuajse gjithmonë është lakuar si opsion për Milanin.

Takimi i fundit në Romë ndërmjet Furlanit dhe Tares tregon se situata është pozitive ndërmjet palëve. Pritet që shumë shpejt të kemi një zyrtarizim të ish-sulmuesit të Shqipërisë te Milani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit