Liverpool gati për ciklin e ri, ylli i “reds” mirëpret trajnerin: Një sfidë e re, emocionuese për të gjithë

5 Qershor 2024
11:37
Telesport
back button

Lamtumira emocionale e Jurgen Klopp nga Liverpool është një goditje e vështirë për t’u kapërdirë dhe këtë gjë e dinë si tifozët ashtu edhe klubi e lojtarët. Tashmë në stolin e “reds”, në Anfield”, do të ulet trajneri holandez Arne Slot, që ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e ri.

Ka shumë kuriozitet rreth trajnerit holandez, ish-drejtuesi i Feyenoord, por edhe shqetësim nga ana e më skeptikëve për ndikimin që ai do të ketë në Premier League. Për të larguar çdo dyshim, mbojtësi i majmë i Liverpool, Andrew Robertson, ka treguar entuziazëm për trajnerin e ri.

Unë nuk kam folur ende me Slot. Mendoj se ai do të na lejojë të fokusohemi në Kampionatin Europian fillimisht. Gjithsesi, ardhja e tij është një sfidë e re, emocionuese për të gjithë. Natyrisht, epoka e vjetër ishte shumë e veçantë dhe kam shumë për të falënderuar Klopp”, tha Robertson.

Por, padyshim që tani jam i emocionuar për ardhjen e trajnerit të ri, ide të reja, zë të ri dhe jam vërtet i ngazëllyer për atë që mund të dalë nga kjo. Nuk kam asnjë dyshim se ne do të jemi në gjendje ta ruajmë këtë moment. Nga informacionet që kemi, trajneri i ri është shumë i mirë dhe mezi pres ta shoh nga afër”, ka komentuar lojtari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit