Thomas Muller: “Interi skuadër e shkëlqyer! U shënuam tre gola në dy ndeshje, aq sa kishin pësuar deri tani”

17 Prill 2025
17:48
Telesport
back button

Pavarësisht dhimbjes dhe emocioneve pas skualifikimit, Thomas Muller nuk ka ngurruar të shprehet me fjalët më të mira për Interin, skuadër e cila sipas tij është fantastike.

“Interi kishte pësuar vetëm tre gola në Champions League deri para përballjeve me ne. Bayern i shënoi tre gola në dy ndeshje dhe patëm plot raste të tjera shënimi”.

“Interi është një skuadër e shkëlqyer. I uroj për kualifikimin. Ishte një betejë e vështirë. Edhe një herë, i uroj fat Interit në gjysmëfinale”.

“Skuadra të ndryshme mund ta fitojnë Champions League dhe Interi është njëra prej tyre”, tha Muller pas ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit