Hamilton: S’kam asnjë dyshim që do të shkojmë aty ku dëshirojmë, por do të duhet pak kohë

18 Prill 2025
9:32
Telesport
back button

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Arabinë Saudite, në pistën qytetase të Jeddah. Makina Ferrari shpreson të rikthehet protagoniste në një pistë qytetase, aty ku vitet fundit gjithnjë është paraqitur mirë.

Ai që karikon skuadrën italiane është 7 herë kampioni i botës, Lewis Hamilton. Ai fitoi garën sprint në Kinë dhe më pas për “kokëkuqen” gjërat kanë qenë më së shumti një zhgënjim.

I pyetur nëse Ferrari është në krizë apo bota rreth tij po krijon një të tillë ai sqaron: “Mendoj se është kjo e dyta. Nga njëra anë, është e pritshme, ne po flasim për ekipin më të madh në historinë e Formula 1, është kaq i veçantë”.

Ne duam të shfrytëzojmë energjinë dhe pasionin që është në skuadër. Duhet të mbrojmë ekipin, sepse ne jemi më shumë qendër të vëmendjes se çdo ekip tjetër. Nuk kam asnjë dyshim se do të arrijmë atje ku duam. Do të duhet kohë“, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit