Granit Xhaka mund t’i thotë lamtumirë Bayer Leverkusen në fund të sezonit. “Sky Deutschland” raporton se klubi gjerman do të ishte i gatshëm ta linte mesfushorin 32-vjeçar zviceran të largohej për një shumë modeste.
Lojtari me origjinë shqiptare ka ende një kontratë deri në vitin 2028 me “aspirinat”, por ajo mund të mbyllet më shpejt. Skuadra turke e Gallatasaraj ka bërë një lëvizje të vendosur për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Turqit janë gati t’i ofrojnë një kontratë të pasur Granit Xhaka për ta sjellë në Turqi. Mesfushori, i cili u largua nga Arsenal në vitin 2023 për 15 milionë euro, ishte lojtar kyç i sistemit të lojës së trajnerit Xabi Alonso.
Interesi nga Turqia por edhe sirenat e Arabisë Saudite, mund ta shtyjnë Xhakën drejt një kapitulli të ri në karrierën e tij. Gjithçka pritet të mësohet pas përfundimit të sezonit në Bundesliga.







