U përfundoi kontrata, Liverpool zyrtarizon largimin e dy veteranëve dhe mjaft të rinjve

6 Qershor 2024
9:44
Telesport
back button

Përmes një komunikate zyrtare për shtyp, Liverpool bëri të ditur largimin e disa lojtarëve, sjhumica e të cilëve u skadon kontrata dhe nuk do ta rinovojnë atë. Mes atyre që do të ikin janë edhe Joel Matip e Thiago Alcantara, që largohen përkatësisht pas tetë dhe katër vitesh me klubin.

Në një deklaratë për mediat, klubi sqaron: “Qendërmbrojtësi Matip luajti mbi 200 ndeshje në Merseyside, duke shënuar 11 gola dhe duke marrë shtatë trofe, duke përfshirë edhe Champions League e Premier League. Ndërsa Thiago, me 98 ndeshje, ka ngritur FA CUP dhe FA Community Shield”.

Të larguarit e tjerë janë emra të rinj që janë aktivizuar këtë sezon nga trajneri Jurgen Klopp, që gjithashtu u largua. Ata janë Adam Lewis, Melkamu Frauendorf, Mateusz Musialoëski, Nathan Giblin, Francis Gyimah, Luke Hewitson, Niall Osborne dhe Cody Pennington, që i kanë thënë “lamtumirë” klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit