Barazimi 2-2 kundër Crystal Palace ka vulosur përfundimisht shpresat e Arsenal për një trofe në Premier League këtë sezon. Tashmë për “topçinjtë” objektivi i vetëm mbetet Champions League, ku londinezët do të përballen me PSG në gjysmëfinale.
“Unë mendoj se të gjithë janë gati për këtë përballje. Tani kemi pesë ditë për të përgatitur këtë sfidë. Duhet të pushojmë, të përgatitemi shumë mirë dhe mendoj se të gjithë do të jenë gati”, tha mesfushori i Arsenal, Leandro Trossard.
“Me tifozët që na mbështesin duhet të ketë një atmosferë elektrike dhe ata do të na shtyjnë përpara. Ne duam të njëjtën gjë si herën e fundit, kundër Real Madrid. Ata ishin të jashtëzakonshëm”, shtoi mesfushori i Arsenal.
Ai pranon se në ndeshjen e fundit, atë ndaj Palace në kampionat, skuadra mendonte për Champions: “Mendoj se po “flinim mbi dafina”, por edhe kundërshtari kishte cilësinë për të na ndëshkuar. Duhet të përmirësohemi me ndeshjen e madhe që po afron”.







