Saliba flet hapur: Ja ku gabuam ndaj PSG, në Paris do të shkojmë për të fituar

30 Prill 2025
8:28
Telesport
back button

Raundi i parë i shkon PSG-së dhe Arsenal merr goditjen e rëndë në “Emirates”, por ende ka mbetur ndeshja e kthimit e gjysmëfinaleve të Champions League që do të luhet për të kaluar në finalen e Mynihut.

Megjithatë, humbja 0-1 e pësuar nga “topçinjtë” në fushën e tyre ishte një rezultat i padrejtë, siç theksoi mbrojtësi William Saliba: “Jemi pak të zhgënjyer që kemi humbur dhe që kemi pësuar një gol kaq herët”.

Më pas nisëm të rikuperojmë, por vuajtëm shumë në 20 minutat e para. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar. Shpresojmë të fitojmë në Parc des Princes. Nuk u habitëm nga PSG, e dinim që ishin një ekip i shkëlqyer”, tha Saliba.

Nuk duhet të dorëzohesh, shumë gjëra mund të ndodhin në 90 minuta. Dembélé është kudo, lëviz shumë, është i vështirë për ta markuar, por në momentin e golit të tyre mund të kishim bërë më mirë”, shtoi Saliba.

Në fund, për ndeshjen e kthimit më 7 maj, ai shprehet: “Do të marrim anët pozitive, do të shkojmë në Paris dhe do t’i mposhtim ata. Do të duhet të tregojmë se kemi karakter”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit