Trajneri spanjoll Xabi Alonso po pret sinjale nga Real Madrid, duke pritur që Carlo Ancelotti të mbyllë ciklin e tij. Dhe, në mes të kësaj pasigurie, Bayer Leverkusen ka filluar të kërkojë përreth, duke zgjedhur disa kandidatë për stolin.
Midis tyre është edhe një ish-lojtar i Barcelonës. “Kicker” raporton se një nga emrat e konsideruar nga “aspirinat” është ai i Xavi Hernández. Trajneri spanjoll është i lirë pasi u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar.
Në Gjermani janë të bindur se stili i Xavi përshtatet në mënyrë të përkryer me atë që kërkon klubi dhe përvoja e tij si trajner i Al Sadd dhe Barcelonës konsiderohet pozitive. Trajneri bëri një pushim, por tha se ishte i disponueshëm për t’u rikthyer për të drejtuar një “projekt emocionues”.
Përveç Xavi, emrat e tjerë për stolin e Leverkusen janë ato të Fernando Carros dhe Erik ten Hag, i papunë pas një përvoje të vështirë në stolin e Manchester United.







