Manchester United fitoi 3-0 në Spanjë ndaj Athletic Club në gjysmëfinalen e parë të Europa League dhe është me një këmbë në finale. Një turne ku “djajtë e kuq” janë të pamposhtur, një paraqitje krejt ndryshe nga ajo në kampionat.
Ai që e konfirmon këtë gjë është kapiteni Bruno Fernandes. “E dimë që nuk po ia dalim shumë mirë në Premier League, aty ku duhet të përmirësohemi shumë. Në Premier nuk do ta përfundojmë këtë sezon shumë mirë, e dimë këtë”, tha kapiteni, që foli edhe për ndeshjen e djeshme.
“Të luash kundër ekipeve spanjolle është ndryshe nga të luash kundër ekipeve angleze. Duam t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni, duhet të japim gjithçka dhe të shkojmë në finalen e Europa League“, tha Burno Fernandes.







