Me mendjen te Champions, por edhe te merkato! Arsenal përgatit lëvizjen shokuese për transferimin e sulmuesit të rivalëve

2 Maj 2025
17:25
Telesport
back button

Arsenal do të kërkojë të arrijë në finalen e madhe të Champions League, pengesa e radhës për “Topvinjtë” është PSG-ja, të cilët kanë fituar 0-1 në Londër, por anglezët ende nuk i kanë humbur shpresat për finale e madhe. Por, përveç finales së Champions-it, klubi londinez ka filluar që tani lëvizjet e para për merkaton e verës.

“TEAMtalk” raporton se Arsenal po interesohet seriozisht për sulmuesin e Chelsea-s, Christopher Nkunku, i cili u transferua te Chelsea në vitin 2023 për 52 milionë euro nga Leipzig. Në 56 ndeshje me “Blutë” sulm,uesi francez ka shënuar 17 gola, por është i pakënaqur me situatën që po kalon aty, ku nuk është një titullar i zakonshëm, ndaj është i hapur për një aventurë të re gjatë verës.

Mikel Arteta kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe iu ka kërkuar drejtuesve të Arsenal-it të bëjnë të mundur transferimin e Nkunku, pasi është i bindur se francezi do të përshtatej në mënyrë perfekte në sistemin e tij dhe do të ishte shumë efikas. Marrëveshja mes dy klubeve mund të arrihet për 40 milionë euro, por Arsenal kërkon t’u paraprijë ekipeve të tjera që po ashtu interesohen për sulmuesin francez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit