Moncada: Kemi besim te Conceicao, finalja e Kupës nuk do të jetë vendimtare për të

6 Maj 2025
8:08
Alfred Lleshi
back button

Geoffrey Moncada, drejtori teknik i Milanit, foli për DAZN pak minuta para ndeshjes kundër Genoa:

Çfarë duhet për ta rikthyer Milanin në majë?
Gjithmonë ka punë për të bërë, e dimë çfarë na nevojitet dhe kemi ide të qarta për atë që duhet bërë.

A do të jetë finalja e Kupës së Italisë vendimtare për të ardhmen e Conceicao?
Jo, kemi besim tek ai. Është njeri punëtor dhe ka sjellë mentalitetin e duhur. Kupa e Italisë nuk do të jetë vendimtare.

Leao jashtë për arsye fizike apo zgjedhje teknike?
Luajmë të premten një ndeshje shumë të vështirë kundër Bologna. Loftus-Cheek është rikthyer mirë dhe është e rëndësishme ta shihnim sonte që nga minuta e parë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit