Arsenal u eliminua nga gjysmëfinalet e Champions League. “Topçinjtë” i humbën të dyja ndeshjet ndaj PSG, 1-0 në Londër dhe dje 2-1 në Paris.
“Para së gjithash, urime PSG-së për arritjen në finale”, tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, që më tej tha: “Lojtari i tyre më i mirë në fushë në të dyja ndeshjet ishte Donnarumma”.
“Ishte portieri i tyre ai bëri diferencën për ta në këtë ndeshje, duke na eliminuar. Mendoj se ishim shumë afër, shumë më afër se sa treguan rezultatet”, shtoi Arteta.
Më tej, ai komentoi: “Jam shumë krenar për lojtarët dhe atë që bënë, si e përballuam presionin e kësaj sfide“.
“Këtë herë nuk e hapëm dot atë derë që u mbrojt mirë nga Donnarumma. Ndonjëherë duhet t’i duartrokisni kundërshtarët”, tha Arteta.
“Portieri e fitoi ndeshjen për ta, në të dyja ndeshjet. Jam krenar, ndoshta askush nuk e priste, por ne ia dolëm të ishim shumë afër finales”, u shpreh Mikel Arteta.







