Pasi siguroi një vend në finalen e Champions League, trajneri Luis Enrique po shijon momentin dhe nis të mendojë për ndeshjen e fundit të turneut, atë kundër Inter.
Trajneri i PSG, duke folur për Sky Sport, komentoi ndeshjen në “Parc des Princes”, duke u shprehur: “Para së gjithash, ishte një ndeshje e çuditshme, e ndryshme, sepse ata u përpoqën të luanin shumë në goditje standarde dhe ne u mbrojtëm mirë dhe arritëm të shënonim golin e parë në kundërsulm”.
Trajneri spanjoll më pas vlerësoi portierin Donnarumma: “Ashtu si në ndeshjen e parë, ai ishte fantastik, i shkëlqyer. Ekipi ynë është bërë për të sulmuar dhe ne mbrohemi shumë larg portës, kështu që të kemi një portier si ai është thelbësore”.
“Objektivi ynë është të përpiqemi të shkruajmë histori në Paris dhe në Champions League. Dhe, për ta bërë këtë, duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve në Mynih“, deklaroi Luis Enrique.






