Arsenali thuhet se nuk do ta shkarkojë Mikel Arteta-n pavarësisht eliminimit të skuadrës në gjysmëfinalen e Champions League nga Paris Saint-Germain.
Rezultati i ndeshjes do të thotë që Topçinjtë do ta përfundonin sezonin pa asnjë trofe. Djemtë e Arteta-s e kanë humbur tashmë titullin e Premier League ndaj Liverpoolit.
Manchester United i eliminoi ata në raundin e tretë të Kupës FA, dhe u mposhtën gjithashtu nga Newcastle United në gjysmëfinalen e Carabao Cup.
Artetata nuk ka arritur ta udhëheqë Arsenalin drejt një trofeu të madh që nga sezoni 2019-20 kur ata mposhtën Chelsean 2-1 për të ngritur FA Cup. Që atëherë, “Topçinjtë” kanë fituar dy Superkupa të Anglisë, por nuk kanë arritur të marrin trofe të mëdhenj.
Sipas një raporti nga Daily Mail, bordi i klubit nuk ka plane të ndahet me Arteta-n së shpejti. Megjithatë, trajneri spanjoll është nën presion të madh pas një tjetër sezoni zhgënjyes.
Ai është mbështetur shumë në dy merkatot e funfit, duke shpenzuar mbi 600 milionë £, përfshirë nënshkrimin e raportuar prej 105 milionë £ të Declan Rice.
Nën drejtimin e tij, “Topçinjtë” janë bërë dukshëm një ekip i fortë, por fitimi i një trofeu mbetet parësor në këtë fazë.







