José Mourinho ka mundësinë të largohet nga Fenerbahce në fund të këtij sezoni nëse vendos ta bëjë këtë, me “klauzolat në kontratën e tij që e detyrojnë atë të heqë dorë nga paga e një viti”. Këtë e tha presidenti i klubit turk Ali Koç, i cili foli për të ardhmen e “Special One”.
“Nga pikëpamja e stabilitetit, ne duam të vazhdojmë me José Mourinho. Si president, e bëj të qartë këtë fakt edhe nëse disa media insistojnë se po vlerësojmë një trajner tjetër. Mendoj se do të ishte më e përshtatshme që sezoni i ardhshëm të vazhdonte në drejtimin e Mourinho”, tha Ali Koç.
Më tej, ai zbulon një prapaskenë në lidhje më një ofertë që portugezi refuzoi këtë sezon: “Në mes të sezonit, ai mori një ofertë prej 36 milionë eurosh, por ai vendosi të qëndrojë me ne”.
Duket se këtë sezon, Fenerbahce nuk ka shumë shanse të luftojë për titullin, pasi ekipi I tij është 8 pikë pas Gallatasaraj. “Jam i bindur që Mourinho do ta udhëheqë Fenerbahçe drejt titullit”, tha më tej numri një i klubit turk.
“Por, nëse Mourinho dëshiron të largohet, kushtet janë të qarta. Nëse ai vendos ta bëjë këtë, ka klauzola në kontratë që e detyrojnë atë të heqë dorë nga paga e një viti“, tha më tej Ali Koç, që pranoi se klubi ka gati edhe alternativa të tjera nëse kjo gjë ndodh.
“Ne jemi në kontakt me Jorge Jesus”, tha presidenti i Fenerbahce, që krahasoi dy trajnerët: “Unë e paralajmërova Mourinho për disa gjëra dhe më vonë ai bëri atë që i sugjerova, duke më kërkuar falje. Ai është një person i hapur ndaj çdo lloj komenti”.







