Epoka post-Tudor mund të fillojë. Marco Baroni do të jetë trajneri i ri i Lazios. Ditën e sotme ka pasur një kontakt vendimtar mes ish-trajnerit të Lecces dhe Veronës dhe drejtorit sportiv të klubit Biancoceleste, Angelo Fabiani. Është arritur një marrëveshje e përgjithshme e cila ende duhet të ratifikohet, por nuk duhet të ketë surpriza!
Marrëveshja parashikon nënshkrimin e një kontrate dyvjeçare me opsion për një vit të tretë. Baroni do të fitojë një shifër vjetore prej 1 milion e gjysmë euro. Megjithatë, do të duhen të paktën 2-3 ditë para shpalljes zyrtare.
Para së gjithash, sepse Baroni duhet të ndërpresë kontratën e tij me Veronën (nuk ka probleme, por duhet të bëhen dokumentet përkatëse) dhe më pas sepse Lazio duhet të presë rikthimin e presidentit Lotito, i cili aktualisht është i zënë në zonën e tij elektorale në Molise përpara zgjedhjeve evropiane të dielën. Ndaj edhe pak ditë dhe Baroni do të jetë zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Biancocelestes.
“Tudor? Ai na kërkoi të ndërrojmë tetë lojtarë, shumë për një grup që ne e konsiderojmë në lartësinë e duhur. Trajneri i ri? Do ta dini së shpejti, ne kemi ide të qarta, por ende nuk kam nënshkruar asnjë kontratë”.
Kështu Claudio Lotito për situatën e pankinës së Lazios. Këto deklarata presidenti i bëri për Ansa-n, në margjinat e një takimi elektoral në funksion të zgjedhjet evropiane të dielën Lotito më pas shtoi: “Ajo që ka rëndësi është se ne do të ishim konkurrues këtë vit nëse nuk do të kishim humbur pikë nga ekipet e renditura më të ulëta si Salernitana. Luis Alberto? E ka kerkuar vete largimin”.