Dy minuta për të mundur Chelsea-n, Newcastle parakalon City-n dhe merr vendin e tretë (Video)

11 Maj 2025
14:59
Telesport
back button

Newcastle ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për zonën Champions në Premier League, pasi ka mundur 2-0 në shtëpi Chelsea-n.

Fitore kjo që i ka dhënë mundësi klubit bardhezi të parakalojë Manchester City-n dhe të ngjitet në vendin e tretë me 66 pikë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

Vetëm dy minuta u kanë mjaftuar vendasve për të gjetur golin e avantazhit me Sandro Tonali-n.

Situata është përkeqësuar në minutën e 36-të për ekipin e Maresca-s, pasi Nicolas Jackson është ndëshkuar me karton të kuq pas një goditje me bërryl ndaj Botman.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 91-të, vendasit kanë gjetur edhe golin e dytë me Guimaraes.

NEWCASTLE-CHELSEA GOLI I TONALIT DHE KARTONI I KUQ – VIDEO

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit