Oklahoma rikthen ekuilibrin ndaj Denver, zhgënjen sërish Cleveland që rrezikon eliminimin

12 Maj 2025
8:17
Telesport
back button

Skuadra e Cleveland, që e mbylli sezonin e rregullt si skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, është pranë eliminimit. Ajo u mund sot 129-109 nga Indiana, që udhëheq 3-1 serinë.

Një ndeshje me rivalitet, por vendasit u shkëputën në fundin e takimit. 7 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën më të fortë, duke qenë një fitore larg finaleve.

Barazohet në 2-2 seria e gjysmëfinaleve mes Denver dhe Oklahoma në Konferencën e Perëndimit. Oklahoma fitoi sot 92-87 jashtë fushe, duke rikuperuar disavantazhin e dy ndeshjeve të para.

Një përballje mjaft e fortë dhe e ekuilibruar, me mbrojtjet që bënë diferencën. Alexander Shai me 25 pikë ishte më i miri për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e 13 rebound për Denver.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Cleveland – Indiana, 109-129 (1-3)

Boston – New York, (1-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Oklahoma – Denver, 92-87 (2-2)

Minnesota – Golden State, (2-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit