Xabi Alonso lamtumirë mes lotësh nga Leverkusen: Krenar që drejtova këtë klub, do të mbetet në zemrën time

12 Maj 2025
8:29
Telesport
back button

Rreth 30,000 tifozë kanë qenë dje të pranishëm në “BayArena” për të përshëndetur trajnerin Xabi Alonso., që do të lërë skuadrën e Bayer Leverkusen. Ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirën trajnerit spanjoll, i cili do të largohet sapo të përfundojë Bundesliga dhe destinacioni i tij është i qartë: Real Madrid.

Por pas disfatës (2-4) ndaj Borussia Dortmund të gjithë qëndruan në stadium për të përshëndetur Xabi Alonso, që u gjunjëzua me duart në fytyrë. Një ditë e veçantë që vështirë se do ta harrojë. “Lamtumira sot ishte më e rëndësishme për mua sesa rezultati”, tha Xabi Alonso.

Ishte ndeshja e fundit në shtëpi dhe të ndiej këtë lidhje të veçantë me tifozët, që më bën shumë krenar. Si gjithçka që kemi përjetuar së bashku këtu. Ky klub do të mbetet në zemrën time përgjithmonë. Ndjej shumë emocione: jam krenar për atë që kemi arritur këtu dhe mirënjohës për gjithçka që kemi ndërtuar”, tha spanjolli.

Më tej, Alonso shtoi: “Do të mbaj gjithmonë kujtime të mrekullueshme nga koha ime në Bayer, sepse këtu munda të rritesha si trajner. Skuadra, stafi dhe çdo lojtar më dhanë besim, ata besuan në mua dhe në idetë e mia. Kjo ka qenë thelbësore për mua dhe udhëtimin tim këtu”.

Marrja e një tabele rrugore me emrin tim më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar. Kjo do të thotë shumë për mua, sepse vjen nga fansat!” Xabi-Alonso-Allee është një nga rrugët që të çon në BayArena, stadiumi i Leverkusen, të cilin tifozët ia dedikuan trajnerit spanjoll vitin e kaluar në ditën e triumfit në Bundesligë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit