Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

13 Maj 2025
17:19
Telesport
back button

Lothar Matthäus mendon se Bayern nuk i ka 150 mln euro për Florian Wirtz.

Kjo është shifra që kërkon Bayer Leverkusen, por ish-mesfushori i Gjermanisë pret një ulje çmimi. “Bayern nuk mund të paguajë aq shumë, edhe nëse do i kishte paratë. Klubi mendoj se do të ofrojë diçka më pak”.

“Mendoj se Wirtz do të veshë fanellën bavareze në verë. Nuk mund të presë më shumë. Nëse nuk e bën, gjithë vitin do të flitet për kalimin e tij të mundshëm te Bayern dhe kjo e dëmton para Kampionatit Botëror”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit