Strakosha beson te kalimi i grupit në Europian: Kemi gjak shqiptari, nuk dorëzohemi kurrë

8 Qershor 2024
13:31
Alfred Lleshi
back button

Duke folur pas ndeshjes miqësore 3-1 kundër Azerbajxhanit, portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, komentoi: “Tani jam mirë me shëndet, ndihem në formë. Të gjithë në këtë grup stërviten mirë, mund ta shihni edhe në fushë. Është e rëndësishme ta përfundojmë pa lëndime këtë fazë, sepse është si një përgatitore. Dy miqësoret e qershorit i mbyllëm me fitore, tani le të përgatitemi për Italinë.

Kualiteti i kundërshtarëve tanë në grup dihet mirë, kështu që duhet të përgatitemi sa më shumë. Uroj që kur të mbërrijnë ndeshjet zyrtare të Europianit të jemi plotësisht gati. Kam shumë besim tke ekipi, duhet të mbrohemi të gjithë bashkë. E dimë se do të jetë shumë e vështirë ta kapërcejmë këtë grup, por nuk shkojmë të dorëzuar në Gjermani. Ne kemi treguar se kemi shpresën, dëshirën dhe shpirtin e shqiptarit, si njerëz që nuk dorëzohen kurrë. Shpresojmë të kualifikohemi.

Unë besoj te kombëtarja, sepse është gjëja më e rëndësishme. Kushdo që luan duhet të jetë gati. Të gjithë në ekip duan të luajnë, stërviten fort. Ndihem shumë i lumtur që jam në Kampionatin Europian, është i pari për mua. Lumturia shihet edhe nga buzëqeshja, pastaj i takon trajnerit të vendosë për formacionin. Është e rëndësishme që të gjithë të jemi gati”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit